Kujtime nga gushti 2023: Kurti e mbështeste Hajdarin për rezervat shtetërore, sot aktakuzë për dëmin prej 3 milionë eurove 

Pas dorëzimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ish-zëvendëssekretarit të MINT, Irfan Lipovica, dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, kujtojmë se si kryeministri në detyrë Albin Kurti i kishte dal para dy vitesh dalë në mbrojtje të ministres.

Në aktakuzën e dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Hajdari dhe dy zyrtarët e tjerë akuzohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”. Ndërkohë, afaristi Ridvan Muharremi, i njohur si “Ridi”, akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas Prokurorisë, veprimet e të pandehurve kanë shkaktuar dëm prej 2,912,134.78 euro ndaj buxhetit të shtetit gjatë muajve shkurt–mars 2022.

Megjithatë, Kurti në gusht të 2023 thoshte se gjatë kohës së krizës globale pas luftës në Ukrainë, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, nën udhëheqjen e Hajdarit, ka vepruar me përgjegjësi dhe transparencë, duke rritur rezervat shtetërore nga 300 mijë euro në 25 milionë euro për dy vite dhe duke siguruar 97% të sasisë së blerë, përfshirë 99,5% të grurit që tashmë ndodhet në depot e vendit.

“Rezervat shtetërore i kemi gjetur 300 mijë euro e i kemi bërë 25 milionë euro për dy vite.

97% të vlerës së blerë vitin e kaluar ka mbërrirë në Kosovë, përfshirë këtu 99,5% të sasisë së grurit që tashmë ndodhet në depo në vendin tonë, e për pjesën e mbetur, kompanitë furnizuese kanë obligim të hapur për ta përmbushur kontratën, dhe nëse nuk e bëjnë këtë janë procedurat ligjore.
Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, kishte thënë Kurti.
Gjatë mbrojtjes që ia bënte Hajdarit, Kurti kishte sulmuar edhe sistemin prokurorial, atë gjyqësor e edhe e mediat.
“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit”, thoshte Kurti.
Video e plotë e Kurtit:

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika