Dyshimet për keqpërdorime në Mitrovicë e Gjakovë – kompania sllovene: Ishte gabim teknik

Kompania sllovene, “CETIS” që ka shtypur fletëvotimet për zgjedhjet lokale, ka thënë se bëhet fjalë për një gabim teknik në shtypje, për të cilin ka kërkuar falje. Ky sqarim vjen pas dyshimeve për keqpërdorim të votave në dy komuna, Gjakovë e bujë me e madhe u bë në Mitrovicë të Jugut, për shkak të garës së ngushtë, atje ku Prokuroria ndërpreu që nga mbrëmë e deri sot pasdite edhe procesin e numërimit.

Për rreth 15 orë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës së Jugut urdhëroi të ndërpritet numërimi i votave në Qendrën Komunale.

Ky vendim erdhi pas pretendimeve për parregullsi, për manipulim të qëllimshëm të fletëvotimeve e për gabime teknike në votat në garën për kryetar të Mitrovicës.

Kompania sllovene Cetis dhe ajo CETKOS L.L.C me seli në Prizren janë fituese të tenderit për shtypjen e fletëvotimeve, edhe në balotazh edhe në raundin e parë e edhe një zgjedhjet nacionale të fundit në Kosovë.

Kompania kosovare ka qenë e paqasshme në telefon gjatë ditës, e ajo sllovene doli me një sqarim, ku pretendon se gabimet në numrin serik kanë ndodhur gjatë printimit të fletëvotimeve.

Ata morën përgjegjësi për gabimin por thjesht kërkuan falje për të, e që sipas tyre në rrethana normale nuk do të duhej të ndodhte.

“Hetimi ynë i brendshëm zbuloi se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit. Fatkeqësisht, ky gabim nuk mund të zbulohet gjatë printimit sepse i gjithë procesi i kontrollit bazohet në monitorimin e numrit serik. Nga një perspektivë teknike, kjo do të thotë që koka/pllaka e printimit, përgjegjëse për numrin e qendrës së votimit, ka pasur një keqfunksionim, gjë që nuk është zbuluar gjatë prodhimit.”

Pas këtij sqarimi, në orët e pasdites, Prokuroria njoftoi se ka urdhëruar rinisjen e numërimit.

“…Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletë votimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.”

Burime të TV Dukagjini kanë treguar se as në Mitrovicë të Jugut e as një Gjakovë nuk është shumë i madh numri i fletëvotimeve të cilat dyshohet se janë shtypur gabimisht.

Në Mitrovicë të Jugut janë pak mbi 20 fletëvotime që kanë arritur të evidentohen dje, ndërsa në Gjakovë numri nuk është as dyshifror, porse saktë do të kuptohet kur përfundon numërimi dhe verifikimi.

Sipas këtyre burimeve, në mesin e fletëvotimeve të tilla me po të njëjtin problem në numrin serik, ka edhe fletëvotime që nuk janë përdorur fare, për shkak të numrit më të vogël të votuesve.

Ndërkohë, televizioni po ashtu merr vesh se KQZ-ja por edhe anëtarët e saj nga partitë politike janë njoftuar qysh dje në mëngjes për këto dyshime si në Mitrovicë të Jugut ashtu edhe në Gjakovë por të gjithë janë pajtuar që procesi të vazhdojë meqenëse kanë marr një konfirmim nga kompania se bëhet fjalë për gabim të mundshëm nga ana e tyre.

Madje, sipas vet njoftimit të KQZ-së, anëtarët nga të gjitha partitë politike ishin në dy vizita në fabrikën e kompanisë CETIS në Slloveni kur nisi shtypja.

Delegacioni i parë, qëndroi atje me 10 shtator, kurse për herë të dytë në fazën përfundimtare, një delegacion tjetër vizitoi shtypjen e fletëvotimeve më 24 shtator 2025.

Grupi i njëjtë i operatorëve ekonomikë, CETIS dhe CETKOS kishte shtypur edhe fletëvotimet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, në vitin 2019, në një kontratë të negociuar me KQZ-në.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika