Mehmetaj pas kallëzimit penal nga Faton Peci: Po të dënoheshin titujt me burg, ai do t’i merrte 100 vjet

Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka reaguar pas njoftimit të kryetarit të Partisë Guxo, Faton Peci, i cili paralajmëroi kallëzim penal ndaj tij dhe RTV Dukagjinit.

Në Debat Plus, Mehmetaj tha se deklaratat e Pecit kundër tij janë shumë më të rënda se ato për të cilat po e akuzon ai.

Ai ka shtuar se Peci e ka quajtur “kriminel” dhe ka përdorur “terma dehumanizues” ndaj tij, duke e akuzuar edhe për përfshirje në raportimin e mishit të Brazilit.

“Unë do të doja që të arrinim në pajtim më Faton Pecin pa shku në gjykatë që tituj të tillë me u dënu me burg, sepse ky i kish marrë 100 vjet. Faton Peci  ka thënë, në Dukagjin janë ndërmarrje e përbashkët kriminale, akuza më rëndë për krime lufte. Ky ka thënë që ne jemi punëtor të Serbisë që na punojmë aktivisht për Serbinë qe edhe 20 vjet burgim. Që veç se e kam bërë raportiin për mishin e Brazilit që vijke në Kosovë, u ripaketojke u shitke si i Kosovës në Shqipëri me dijeni të tij, ky ka thënë Lirim krimineli. Ky ka përdorur terme dehumanizuse për mua, që edhe 20 vjet burgim, dhe këto 100 vjet burg i merr veç ky çfarë ka folur po ta shtojmë aty krejt listën Guxo duhet me shpallë organizatë terroriste nëse standardi është ky”, ka deklaruar ai.

“Nëse standardi është ky, atëherë Guxo duhet shpallur organizatë terroriste”, tha ndër të tjera Mehmetaj.

Ai ka theksuar se “nuk ka krahasim të dy personave, nuk ka shembull ekstrem”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika