Ish-Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Eduard Bosch, mban ligjëratë publike për studentët e UNI – Universum International College

Në kampusin e UNI – Universum International College u mbajt një ligjëratë publike me Robert Eduard Bosch, ish-Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, me temën “Çfarë përfshin diplomacia e mirë?”.

Në këtë ligjëratë ishin të pranishëm studentët dhe stafi akademik i Universum College, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë nga afër përvojat, reflektimet dhe vizionin diplomatik të një prej diplomatëve më me përvojë në Evropë. 

Gjatë ligjëratës, Bosch ndau përvojën e tij shumëvjeçare në diplomacinë ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e komunikimit ndërkulturoretikës profesionale dhe bashkëpunimit global në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata ndërmjet shteteve.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Holandëavancimin e demokracisë dhe mbështetjen e çështjes së drejtë të popullit të KosovësUniversum International College i ndau z. Robert Eduard Bosch çmimin prestigjioz “Global Leadership Award”.

Kjo ngjarje dëshmoi përkushtimin e UNI – Universum International College për të ofruar studentëve përvoja të jashtëzakonshme akademike dhe ndërkombëtare, duke i pajisur ata me njohuri, inspirim dhe vizion për të qenë liderë të rinj globalë

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu! 

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika