Mbështetja ndaj Izraelit, mijëra të rinj protestojnë kundër qeverisë Meloni në Itali

Mijëra nxënës dhe studentë në Itali dolën në sheshe në shumë qytete për të protestuar kundër politikave arsimore të qeverisë së koalicionit të djathtë nën udhëheqjen e kryeministres Giorgia Meloni dhe kundër mbështetjes së saj ndaj Izraelit.

Në kryeqytetin e vendit, Romë, si dhe në Milano, Torino, Napoli, Gjenovë dhe Bolonjë, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë organizuan protesta nën thirrjen “No Meloni Day” (Dita pa Melonin).

Rreth dy mijë protestues që u mblodhën në Milano, gjatë marshimit pranë ndërtesave simbolike të qytetit si katedralja Duomo, shprehën pakënaqësinë ndaj politikave arsimore të qeverisë Meloni dhe ndaj faktit që në buxhetin e vitit 2026 më shumë fonde janë ndarë për mbrojtjen sesa për arsimin.

Gjatë protestës, studentët ndezën pishtarë me ngjyrat e flamurit palestinez dhe mbajtën pankarta me mbishkrime si “Shkollat kundër gjenocidit” dhe “Stop gjenocidit”, duke protestuar si ndaj Izraelit, ashtu edhe ndaj mbështetjes së qeverisë Meloni për këtë vend.

Gjatë marshimit u hapën shumë flamuj palestinezë dhe u dëgjuan thirrje si “Izraeli, shtet fashist dhe terrorist”. Në kryeqytetin Romë, një grup studentësh gjatë protestës derdhën ngjyrë të kuqe para Ministrisë së Arsimit.

Edhe në qytetet e tjera të vendit, gjatë marshimeve, qeveria Meloni u akuzua për bashkëfajësi me Izraelin. Sipas lajmeve në mediat italiane, protestat në Torino dhe Bolonjë janë shënuar me tensione dhe përplasje mes studentëve dhe forcave të sigurisë.

 

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika