Fejza: Problematike arritja e një konsensusi, s’mund të bëhen 61 deputetë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, vlerëson se është problematike arritja e një konsensusi me formimin e Qeverisë së re se sigurimin e 61 votave të deputetëve.

Fejza, e ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje konsideron se më mirë është që të ketë qeveri “Konjufca” dhe në prill vendi të shkoj në zgjedhje për çka u shpreh se ‘definohen gjërat më mirë’.

“Mendoj që është problematike të konstatohet se mund të arrihet një konsensus me të njëjtit akterët politikë që s’po mund të bëhen 61 deputetë e me u bo pastaj 80 deputetë – në këtë linjë konsiderojmë të kemi më mirë këtë qeverisje e në prill të shkojmë në zgjedhje që të definohen gjërat më mirë”, tha Fejza.

Fejza, mes tjerash, kërkoi maturi dhe pjekuri nga deputetët lidhur me votimin e disa vendimeve të rëndësishme për vendin dhe të njëjtit të lënë anash inatet politike.

“Gjatë kohës kur ne kemi tentu që të themelohet Kuvendi e pastaj të formohen institucionet tjera kemi ofru marrëveshje politike e ato janë refuzu – tani jemi në një fazë dhe arsyeja që jemi me mandatarin e dytë janë disa çështje urgjente për Kosovën dhe këtu duhet të ketë maturitet e pjekuri nga deputetët e të lënë pas inatet”, tha deputetja Fejza.

Megjithatë, Fejza u shpreh se thirrja e seancës për votimin e mandatarit të dytë, Glauk Konjufca, do të bëhet brenda afateve ligjore.

“E dini se janë disa afate ligjore të përcaktuara në raport me atë se sa ka afat që të thirret seanca për të votuar për mandatarin e dytë tashmë nga LVV. Në përpjeket tona të vazhdueshme për të dalë nga kjo bllokadë në të cilën jemi tash e një kohë të gjatë si institucione e keni parë që e kemi ndërruar emrin e mandatarit – absolutisht prej fillimit që nga certifikimi i zjgehdjeve në të gjitha proceset kemi qenë subjekti më konstruktiv i cili është munduar vazhdimit që të gjejë një zgjidhje që të dalim nga bllokada në të cilën jemi. Në anën tjetër partitë opozitare qysh nga javët e para kur ne provonim të zgjidhnim kryetaren e kuvendit kishin përmendur zgjedhjet e reja – gjë që për neve s’kanë qenë zgjidhje asnjëherë pasi sapo kishim dal nga zgjedhjet dhe donim të krijonim qeverinë gjë që u kemi ofuar mundësi për koalicion, kemi bërë ndërrimin e kryekuvendarit e edhe mandatarit”, tha Fejza.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika