Rusia nisi një sulm të rëndë me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës të premten, duke vrarë gjashtë persona në Kiev dhe dy të tjerë në jug në sulmet ndaj objekteve energjetike, ndërtesave të apartamenteve dhe infrastrukturës, thanë zyrtarët ukrainas.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse përdorën 430 dronë dhe 18 raketa dhe Kievi po përgjigjej me sulme me rreze të gjatë veprimi. Teksa për këtë sulm konsideron se ishte një nga sulmet më të mëdha në kryeqytet deri më tani, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Zyrtarët ukrainas thanë se shumica e dronëve dhe raketave u rrëzuan, por mbetjet që binin dhe zjarret dëmtuan apartamente shumëkatëshe, një shkollë, një strukturë mjekësore dhe ndërtesa administrative në nëntë rrethe në qytetin me rreth 3 milionë banorë.
Zyrtarët e qytetit thanë se gjashtë persona u vranë në Kiev, i cili ishte në qendër të sulmeve. Dronët rusë goditën gjithashtu qytetin Chornomorsk të Detit të Zi, duke vrarë dy persona, tha guvernatori rajonal.
“Vetëm presioni – me sanksione dhe forcë – mund ta detyrojë Rusinë t’i japë fund kësaj lufte, një luftë që askush përveç tyre nuk e ka pasur ndonjëherë nevojë”, tha Zelenskiy, duke shtuar se edhe Ambasada e Azerbajxhanit u godit nga mbetjet e një rakete.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat e saj goditën objektet energjetike të Ukrainës dhe kompleksin e prodhimit të armëve me armë me precizion të lartë për t’iu përgjigjur sulmeve ukrainase ndaj Rusisë.