Disa persona u vranë dhe disa të tjerë mbetën të lënduar pasi një autobus goditi një stacion autobusi në qendër të Stokholmit.
Policia suedeze bëri të ditur se nuk kishte informacione që tregonin se kjo ngjarje ishte një sulm, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Në incident pati gjashtë viktima, tha një zëdhënës i shërbimeve të shpëtimit të Stokholmit, pa dhënë numrin e saktë të viktimave ose të plagosurve. Zëdhënësi po ashtu tha se nuk kishte pasagjerë në autobus në atë kohë.
“Po hetohet si vrasje e pavullnetshme. Shoferi i autobusit është arrestuar, por kjo është rutinë në një incident të tillë”, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se nuk kishin informacione që tregonin se ishte një sulm.
Policia tha se nuk do të komentonte për numrin, gjininë ose moshat e të vrarëve ose të plagosurve.
Policia, shërbimet e shpëtimit dhe ambulancat po punonin në vendngjarje, tha policia.
Incidenti ndodhi pranë universitetit të Institutit Mbretëror të Teknologjisë.