Rama shpreh mbështetjen për protestën në Strasburg kundër padrejtësisë ndaj UÇK-së

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti i Kosovës qëndron në mbështetje të të gjithë shqiptarëve që të dielën protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kundër padrejtësisë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

“Në mbështetje të të gjithë shqiptarëve që nesër protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kundër padrejtësisë ndaj UÇK-së! Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është me ju”, ka shkruar Rama.

Protesta në Strasburg pritet të mbledhë pjesëtarë të komuniteteve shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, lidhur me padrejtësitë në gjykimin ndaj ish-krerëve të  UÇK-së.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika