Policia dhe KFOR-i gjejnë 10 detonatorë ndezës me kabllo afër një lumi në Leposaviq

Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë gjetur 10 detonator ndezës me fitila (kabllo) në Gnjezhdan të Leposaviqit.

Detonatorët e gjetur afër lumit, u dorëzuar në stacion policor, e ku me udhëzime të prokurorit të shëtit është iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Gnjezhdan, Leposaviq 15.11.2025-11:30. Raportohet se njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të fundit nga rubrika