Rama: Në Shqipëri nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli këtë të dielë, për zhvillimet më të rëndësishme ekonomike dhe sociale të vendit në episodin e gjashtë të sezonit të pestë të podcastit “FLASIM”.

Ai theksoi disa lajme të javës, që sipas tij shënojnë një përparim të dukshëm për qytetarët shqiptarë.

Një nga njoftimet kryesore ishte rritja e pensioneve, ku pensioni mesatar për qytetarët urban “arrin në 400 euro, ndërsa ai rural shkon në 180 euro”.

Rama theksoi gjithashtu rritjen e pagave, një proces që sipas tij është i shtrirë në të gjithë sektorët. Theksi më i madh, tha ai, është në rritjen e pagës minimale, e cila do të sigurohet ligjërisht në parlament dhe do të jetë të paktën 500 euro në muaj duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.

“Po ashtu lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale, nga janari i vitit që vjen, ku ligji që do të kalojë në parlament, të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.”, tha Rama.

Një tjetër zhvillim pozitiv për kryeministrin është hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave më 17 nëntor, një hap kyç në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Një tjetër lajm i mirë ka qenë lajmi për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave me BE më 17 nëntor. Një moment absolutisht i shumëpritur, por edhe historik në kuptimin që me këtë grupkapitull hapen përfundimisht të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.
Asgjë nuk na ndal dhe kemi kapërcyer të gjitha pengesat që kishin të bënin me çeljen e të gjithë kapitujve dhe tani do të kapërcejmë të gjithë pengesat për mbylljen e të gjithë grupkapitujve.”, tha Rama.

Samiti Itali-Shqipëri, ditë e veçantë

Gjatë fjalës së tij, kryeministri përmendi gjithashtu mbledhjen e parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, një ditë që ai e cilësoi si të veçantë për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

“Këtë javë kemi pasur edhe mbledhjen e parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Italisë në historinë tonë, një ditë absolutisht e veçantë në gjithë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë, në një Shqipëri që sot gjendet në një stad si kurrë më parë përsa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar. Mbledhja e përbashkët, një format i mirënjohur për publikun shqiptar, falë mbledhjeve të përbashkëta me qeverinë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ishte një moment shumë i rëndësishëm i thellimit të marrëdhënieve strategjike me Italinë, ku u materializuan 16 marrëveshje të reja të cilat janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm projektesh, financimesh projektesh dhe punësh të përbashkëta,” tha Rama./tvklan

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika