Mijëra protestues përplasen me policinë në Meksikë, 120 të plagosur

Të paktën 120 persona ku 100 prej tyre janë oficerë policië mbetën të plagosur gjatë përplasjeve në protestat kundër qeverisë në Meksikë.

Mijëra demonstrues marshuan në kryeqytetin meksikan (Meksiko) të shtunën për të protestuar kundër krimit të dhunshëm dhe qeverisë së presidentes Claudia Sheinbaum, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Presidentja tha se marshimet, të cilat u zhvilluan edhe në qytete të tjera, ishin financuar nga politikanë të djathtë që kundërshtojnë qeverinë e saj.

Tubimi u organizua nga grupe të rinjsh të gjeneratës Z, të mbështetur edhe nga qytetarë që protestonin kundër vrasjeve të profilit të lartë, përfshirë vrasjen disa javë më parë të kryetarit të bashkisë së Uruapanit, Carlos Manzo, i cili kishte kërkuar masa të ashpra kundër karteleve.

Demonstruesit çmontuan pjesë të një barriere që mbronte Pallatin Kombëtar, ku banon Sheinbaum. Policia që mbronte kompleksin përdori gaz lotsjellës ndaj turmës.

Autoritetet kanë arrestuar 20 persona për krime si vjedhje dhe sulm, tha shefi i sigurisë së kryeqytetit Meksiko, Pablo Vazquez.

Manzo u qëllua më 1 nëntor ndërsa merrte pjesë në një festival për Ditën e të Vdekurve. Ai ishte i njohur për qëndrimin e hapur ndaj bandave të trafikut të drogës në qytetin e tij dhe dhunës së karteleve. Manzo kishte kërkuar masa të ashpra kundër anëtarëve të armatosur të karteleve që terrorizojnë vendin.

Presidentja Sheinbaum ka vepruar kundër karteleve, por ka kundërshtuar thirrjet për një luftë të re të përgjithshme kundër drogës. Kjo pasi përpjekjet e mëparshme nga paraardhësit e saj kanë përfunduar me pasoja të përgjakshme.

Sheinbaum ruan një nivel miratimi mbi 70% në vitin e saj të parë në detyrë dhe ka bërë përparime në luftimin e trafikut të fentanilit, një çështje kyçe për homologun e saj amerikan, Donald Trump.

Por ajo është kritikuar për dështimin në ndalimin e dhunës që ka kapluar vendin dhe po përballet me armiqësi në rritje nga vendet fqinje.

Më herët këtë muaj, Kongresi i Perusë votoi për ta shpallur Sheinbaum person “non grata”, ose të padëshiruar në vend.

Vendimi erdhi disa ditë pasi Peruja ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Meksikën, pasi qeveria meksikane i dha azil një ish-kryeministri peruan që përballet me akuza për një përpjekje grushti shteti në vitin 2022.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika