Ukraina po punon për të rifilluar shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke shpresuar për lirimin e 1.200 ukrainasve.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shpreh se shumë takime, negociata janë bërë në këtë drejtim, shkruan Euronews, transmeton Dukagjini.
“Ne … po llogarisim në rifillimin e shkëmbimeve”, tha Zelensky në një video të postuar të dielën në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Shumë takime, negociata dhe telefonata tani i janë kushtuar kësaj”.
Shefi i tij i sigurisë, Rustem Umerov, tha të shtunën se ai kishte zhvilluar konsultime në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e partnerëve të Kievit, për të rifilluar procesin e shkëmbimeve.
“Si rezultat i këtyre negociatave, palët ranë dakord të rikthehen te marrëveshjet e Stambollit”, tha ai. “Kjo ka të bëjë me lirimin e 1.200 ukrainasve”, tha Umerov në një deklaratë në Telegram.
Nuk pati menjëherë asnjë koment nga Moska për deklaratat e Ukrainës.