OVL e UÇK-së dorëzon letër për anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropës

Organizata e Veteranë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dhënë detaje lidhur me protestën e mbajtur në Strasburg të Francës kundër procesit që po zhvillohet në Hagë nga Gjykata Speciale ndaj ish-luftëtarëve të lirisë dhe ish-drejtueseve të Republikës së Kosovës.

OVL e UÇK-së bën të ditur se gjatë kësaj proteste kanë dorëzuar 285 letra aq sa ka edhe anëtarë në Asamblenë e Këshillit të Evropës lidhur me procesin në Gjykatën Speciale, njofton Dukagjini.

“Krijimi i kësaj gjykate u perceptua gjerësisht në Kosovë si i padrejtë dhe i njëanshëm, pasi UÇK-ja konsiderohej një forcë çlirimtare që luftoi kundër një regjimi shtypës dhe për lirinë e popullit. Megjithatë, udhëheqësit institucionalë të Kosovës në atë kohë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, mbështetën idenë e adresimit të këtyre akuzave përmes një procesi gjyqësor të monitoruar ndërkombëtarisht me qëllim mbrojtjen e integritetit të luftës çlirimtare. Është e rëndësishme të theksohet se pretendimet fillestare për trafik organesh dhe objekte të fshehta ndalimi, që ishin elemente kyçe të raportit të Dick Marty-t, nuk janë pjesë e aktakuzave zyrtare. Në vend të kësaj, gjykata e ka zgjeruar mandatin duke ndjekur çështje të tjera që nuk përfshihen në raportin fillestar”, thuhet në letër

Disa nga shqetësimet e OVL-së të paraqitura në letër thuhet se të akuzuarit janë mbajtur në paraburgim për gati pesë vjet, pavarësisht se kanë bashkëpunuar me gjykatën dhe kanë paraqitur kërkesa për lirimin në kushte të përkohshme që janë refuzuar.

Tutje, OVL e UÇK-së bën të ditur se kjo letër synon të ofrojë informacion të nevojshëm dhe kontekst për përfaqësuesit diplomatikë dhe aktorët ndërkombëtarë që mund të mos jenë plotësisht të njohur me funksionimin dhe sfidat e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë dhe vazhdon të avokojë për një proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm, i cili respekton të drejtat themelore të njeriut dhe pasqyron me saktësi të vërtetën historike të luftës çlirimtare të Kosovës.Ne ju bëjmë thirrje me mirësi që t’i merrni këto shqetësime parasysh dhe t’i komunikoni ato te institucionet përkatëse shtetërore dhe ministritë tuaja të jashtme, në mënyrë që së bashku të sigurojmë një qasje të drejtë dhe të balancuar ndaj proceseve gjyqësore në vazhdim që lidhen me Kosovën”, thuhet në letër.

7

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika