Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme, duke kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.
Në njoftimin e PDK-së, thuhet se vendimin e PZAP-së e vlerësojnë si të gabuar dhe se i njëjti sipas tyre nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara në qendrat e votimit në këtë komunë, njofton Dukagjini.
“Provat e paraqitura tregojnë qartë se procesi është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar. Me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se PDK-ja thekson se do të vazhdojë me vendosmëri rrugën ligjore deri në sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie, duke mbrojtur votën e lirë dhe proceset demokratike në vend.
Vendimi i PZAP-së, PDK-ja paralajmëron ankesë në Supreme për rivotim në Mitrovicë
PZAP refuzon ankesën e PDK-së ku kërkonte rivotim në Mitrovicën e Jugut