Gucati në Strasburg: Kërkoni falje për padrejtësinë ndaj UÇK-së, rezoluta e Dick Martyt të varroset me të

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati nga Strasburgu i ka bërë thirrje Asamblesë së Parlamentit të Evropës që ta korrigjojë gabimin e saj për raportin që u bë mbi pretendimet e Dick Marty, e ku këtë të fundit ai e quajti njeri të çmendur.

Ai ka theksuar se rezoluta e bërë është e padrejtë për popullin shqiptarëve e që qëllim kishte njollosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Sot kemi ardhë të protestojmë para Asamblesë së Parlamentit të Evropës, mu nga ky Parlament ku është bërë një rezolutë e padrejtë ndaj shqiptarëve dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga një njeri i çmendur. Në Zvicër e kemi mik, por ka dalë një njeri, një Dick Marty që ka vdekur, e me këto letra që sot do të dorëzojmë t’i marrin eurodeputetët dhe ta rishqyrtojnë edhe njëherë rezolutën që e kanë bërë ndaj UÇK-së dhe ajo rezolutë varroset bashkë me Dicky Martin. Kjo rezolutë tenton ta njollosë UÇK-në. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk njolloset dhe nuk ka qenë organizatë kriminale; ajo ka qenë organizatë çlirimtare që çliroi Kosovën nga çetnikët serbë. Dhe kemi ardhë këtu t’i themi STOP padrejtësisë e cila po bëhet në Hagë”, tha Gucati.

Gucati ka thënë se Haga ka devijuar dhe ka marr dëshmitarë të fabrikuar, duke theksuar se vet ai është dëhsmitar i gjallë që gjykata famëkeqe është kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Haga ka devijuar nga shtrati, ka devijuar duke marrë dëshmitarë të fabrikuar që t’i çojë dhe të dëshmojnë kundër ish-krerëve të UÇK. Unë jam dëshmitar i gjallë dhe shumë shokë të mi që kemi qenë brenda në atë burg famëkeq dhe në atë gjykatë famëkeqe që është kundër neve dhe kundër kombit tim shqiptar. Në atë gjykatë nuk dënohen vetëm pjesëtarët e UÇK-së por i gjithë kombi shqiptar. Unë ju them me përgjegjësi më të madhe: me nenin 35 edhe ai qytetar që e ka ndihmuar ushtrinë dënohet pse na ka dhënë ndihmë, na ka dhënë bukë e ujë. Kështu ne po i themi Parlamentit të Evropës: korrigjo gabimin, kërko falje ndaj shqiptarëve, kërko falje ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit e Kadri Veselit. Të paktën kërko falje para kombit shqiptar”, tha Gucati gjatë fjalimit të tij në protestën që filloi në ora 13:00 përballë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës  ku u dorëzuan edhe letra ndaj secilit anëtarë të këtij këshilli./EO

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika