Shala publikon rritjen e importit të energjisë: Fajtore është qeveria aktuale

Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, vlerëson se po rritet importi i energjisë e kostoja e kësaj po bie mbi qytetarët.

Shala nëpërmjet një grafikoni thotë se nga viti 2019 deri në vitin 2025, Kosova ka parë një rritje të madhe të varësisë nga importi i energjisë elektrike teksa shton se shpenzimet për import janë rritur nga rreth 50 milionë euro në vitin 2019, në mbi 168 milionë euro në vitin 2024, njofton Dukagjini.

“Po ashtu, edhe sasia e energjisë së importuar është rritur dukshëm: nga 890 mijë MWh në vitin 2019 në mbi 1.3 milionë MWh në vitin 2024. Këto shifra nuk janë rastësi. Ato janë pasojë e performancës së dobët të prodhimit vendor, sidomos të termocentraleve të KEK-ut, të cilat vazhdimisht përballen me rënie të njësive, riparime të stërzgjatura dhe efikasitet të ulët. Çdo mungesë në prodhim duhet mbuluar me import, shpesh me çmime të larta, duke krijuar hapësirë për përfitime të ndërmjetësve dhe tregtarëve”.

Shala, mes tjerash, thotë se barrën e gjithë kësaj po e paguajnë qytetarët përmes rritjes së tarifave nga ZRRE-ja e që sipas tij një situatë e tillë nuk ndodh pa dijeninë e Qeverisë për çka sipas tij sa më shpejt të largohet nga pushteti ky mentalitet që bllokon zhvillimin e projekteve të reja, aq më shpejt qytetarët do të kenë furnizim të qëndrueshëm, siguri energjetike dhe çmime të përballueshme.

“Në fund, barrën e paguajnë qytetarët, përmes rritjes së tarifave të aprovuara nga ZRRE. Një situatë e tillë nuk ndodh pa koordinim institucional, me Qeverinë e Republikës së Kosovës si përgjegjëse direkte. Kjo krizë e krijuar nga keqqeverisja aktuale e bën më të domosdoshme se kurrë: Investime të qëndrueshme në kapacitete të reja prodhuese, përmirësim të menaxhimit dhe llogaridhënies në KEK, zbatim të plotë të detyrimeve ligjore në planifikimin energjetik. Sepse siguria energjetike është themeli i stabilitetit ekonomik. Sa më shpejt të largohet nga pushteti ky mentalitet që bllokon zhvillimin e projekteve të reja, aq më shpejt qytetarët do të kenë furnizim të qëndrueshëm, siguri energjetike dhe çmime të përballueshme”, ka shkruar Shala..

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika