‘Gjenerata Z’ në rrugët e Meksikës: protesta masive kundër dhunës dhe korrupsionit

Mijëra qytetarë protestuan të shtunën në mbarë Meksikën nën moton “Generation Z”, duke denoncuar rritjen e dhunës në vend, pas ekzekutimit publik të një kryetari anti-krim në fillim të muajit.

Në Mexico City, një grup protestuesish me kapuç rrëzuan gardhet mbrojtëse rreth Pallatit Kombëtar – rezidenca e presidentes Claudia Sheinbaum – duke shkaktuar përplasje me policinë speciale. Sipas dëshmitarëve të Reuters, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Sekretari i Sigurisë Publike të kryeqytetit, Pablo Vazquez, njoftoi se 100 policë mbetën të lënduar, ndërsa 40 prej tyre kërkuan trajtim spitalor. Po ashtu, 20 civilë u raportua se janë lënduar gjatë përplasjeve. Vazquez konfirmoi për median lokale Milenio se 20 persona u arrestuan, ndërsa 20 të tjerë u ndëshkuan për kundërvajtje administrative.

Protesta të ngjashme u zhvilluan në qytete të tjera të vendit, përfshirë shtetin perëndimor Michoacán, ku zemërimi publik është rritur pas vrasjes së kryetarit të komunës së Uruapanit, Carlos Manzo, i cili u qëllua për vdekje më 1 nëntor gjatë një aktiviteti publik për Ditën e të Vdekurve.

Në Mexico City, një pjesë e demonstruesve shënjestruan partinë në pushtet të Sheinbaum-it, duke brohoritur: “Jashtë, Morena!”. Disa të tjerë kërkuan më shumë angazhim shtetëror për ndalimin e dhunës, duke thirrur: “Carlos nuk vdiq, qeveria e vrau”.

Grupi që e quajti veten “Generation Z Mexico”, i cili bëri thirrjen për protestë, deklaroi në një “manifest” që qarkullon në rrjetet sociale se është jopartiak dhe përfaqëson të rinjtë meksikanë të lodhur nga dhuna, korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.

Termi “Generation Z” i referohet brezit të lindur mes viteve 1997–2012 dhe është përdorur globalisht nga lëvizje të ndryshme për të kërkuar ndryshime sociale e politike.

Ndërkohë, qeveria e Sheinbaum-it ka vënë në dyshim motivet e protestave, duke deklaruar se ato janë orkestruar kryesisht nga kundërshtarë të krahut të djathtë dhe janë amplifikuar nga “bote” në rrjetet sociale.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika