Plagosje me armë zjarri në Sharban të Prishtinës, i lënduari dyshohet të jetë ushtar i FSK-së

Një person është plagosur me armë zjarri të dielën rreth orës 14:30 në fshatin Sharban të Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Express nga Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Pllana.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, personi i plagosur është një 22-vjeçar dhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Po ashtu, dyshohet se edhe personi që ka shtënë me armë është anëtar i ushtrisë. Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika