Tom Cruise fiton për herë të parë Oscar-in

Ylli i Hollivudit, Tom Cruise, ka marrë për herë të parë statujën e Oscar-it.

Cruise, 63 vjeç, pranoi një Oscar nderi në ceremoninë vjetore të Governors Awards në Hollywood, bashkë me këngëtaren dhe humanisten Dolly Parton, koreografinë Debbie Allen dhe dizajnerin e produksionit Wynn Thomas.

“Bërja e filmave nuk është thjesht ajo që bëj, është ajo që jam”, tha aktori, i cili ka katër nominime të mëparshme për Oscar, duke shprehur dashurinë e tij për kinemanë gjatë fjalimit të pranimit.

Ai bëri homazhe për të gjithë ata që punojnë përpara dhe pas kamerës, kolegët me të cilët ka bashkëpunuar gjatë 45 viteve karrierë, dhe fuqinë që kanë filmat.

Kur u ngjit në skenë, Cruise mori një ovacion disa minutësh dhe duartrokitje të zjarrta nga figura të njohura të filmit, përfshirë Steven Spielberg, Leonardo DiCaprio dhe Jerry Bruckheimer.

Aktori u dekorua me Governors Award nga regjisori Alejandro G. Iñárritu, i cili po punon në një film të ardhshëm me Cruise.

“Kinemaja më çon në gjithë botën,” tha Cruise në fjalimin e tij.

“Më ndihmon të kuptoj dhe respektoj ndryshimet. Më tregon gjithashtu sa të ngjashëm jemi ne njerëzit në shumë mënyra. Dhe kudo që të vijmë, në atë kinema, qeshim bashkë, ndjejmë bashkë, shpresojmë bashkë dhe ëndërrojmë bashkë. Kjo është fuqia e këtij arti. Dhe për këtë arsye ka rëndësi, dhe për këtë arsye ka rëndësi për mua. Pra, bërja e filmave nuk është vetëm ajo që bëj, është ajo që jam”.

Cruise debutoi në filma në vitin 1981 dhe ka qenë më parë i nominuar për aktorin më të mirë për filmat Born on the Fourth of July dhe Jerry Maguire. Ai është gjithashtu nominuar për aktorin më të mirë ndihmës për Magnolia dhe për prodhimin e Top Gun: Maverick.

Bordi i Guvernatorëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit e zgjodhi Cruise për “përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj komunitetit të filmit, përvojës teatrale dhe komunitetit të akrobacive”.

Aktori, i njohur për kryerjen e akrobacive të tij, ka theksuar gjithashtu rëndësinë e kinemasë në kohën kur platforma streaming dhe rrjetet sociale konkurrojnë për vëmendjen e publikut.

“Dua t’ju bëj të ditur se gjithmonë do të bëj gjithçka që të mundem për të mbështetur këtë art, për të promovuar zëra të rinj dhe për të mbrojtur atë që e bën kinemanë të fuqishme – shpresoj pa shumë kocka të thyera,” tha Cruise me humor.

Në fillim të këtij viti, raportohej se ai do të njihej edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump me çmimet e Kennedy Center, por aktori e refuzoi për shkak të përplasjeve me orarin./BBC

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika