Misioni KFOR-it, misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX dhe Policia e Kosovës të premten zhvilluan ushtrimin “Shpata e Artë 2025” në kampin ushtarak të Vrellës.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Ozkan Ulutash, e përshkroi ushtrimin si një demonstrim të qartë të gatishmërisë, integrimit dhe ndërveprimit midis kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it, si dhe të bashkëpunimit efektiv me organizatat e sigurisë së Kosovës – duke kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal, njofton Dukagjini.
Në njoftimin e KFOR-it, bëhet e ditur se edhe Forca e Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e kësaj stërvitjeje, duke kryer operacione të trajtimit dhe asgjësimit të municioneve shpërthyese (EOD) dhe materialeve të rrezikshme (HAZMAT) në përputhje me mandatin e saj.