Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit.
Rama, krahas urimit ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe në formësimin e kombit, njofton Dukagjini.
“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash, në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha”, ka shkruar Rama.
