Digjen parkingjet tek një qendër tregtare në Prishtinë

Pas mesnate një parkingjet e një qendre tregtare në rrugën “Agron Rrahmani” në Prishtinë kanë marrë zjarr.

Nuk raportohet për të lënduar teksa policia ka nisur hetimet, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 01:00, është raportuar për një zjarr aktiv në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana.

Të fundit nga rubrika