Trump thotë se plani për paqe në Ukrainë nuk është oferta e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është i gatshëm të negociojë planin e propozuar për paqen në Ukrainë, duke theksuar se propozimi aktual nuk përbën ofertën e tij finale.

Trump i ka dhënë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, afat deri të enjten për të pranuar planin 28-pikësh.

Ky plan parashikon dorëzimin e disa territoreve kyçe ukrainase dhe kufizime të tjera përballë Rusisë, përfshirë zvogëlimin e kapaciteteve ushtarake.

I pyetur për kundërshtimet e shprehura nga liderët evropianë ndaj planit, Trumpi ka thënë se “kjo nuk ishte oferta ime e fundit. Do të donim të arrinim paqe. Duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë… po përpiqemi t’i japim fund konfliktit. Në një mënyrë ose në një tjetër, duhet t’i japim fund”.

Kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Zelensky nuk e pranon planin deri të enjten, Trumpi shtoi “Atëherë ai mund të luftojë me gjithë zemër.”

Deklarata e presidentit amerikan vjen ndërkohë që një delegacion amerikan, i udhëhequr nga sekretari i shtetit Marco Rubio, po përgatitet për takime me zyrtarë nga Kievi, Britania dhe vendet e tjera evropiane në Zvicër.

Sipas burimeve të “Axios”, marrëveshja parashikon “bashkëpunim” mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë dhe mund të pësojë ndryshime gjatë negociatave.

Takimi i zyrtarëve të Trump me rusët në Miami ngre pikëpyetje rreth propozimit të fundit për Ukrainën

Të fundit nga rubrika