Juventusi u ndal në një barazim 1:1 ndaj Fiorentinës, skuadër që renditet në pozitën e fundit të Serie A, në kuadër të javës së 12-të.
Filip Kostiç kaloi “Zonjën e Vjetër” në epërsi në minutën e 45+6’, por Fiorentina barazoi menjëherë në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 48-të, me golin e mesfushorit Rolando Mandragora.
Ky ishte barazimi i pestë për Juven këtë edicion, që gjithashtu ka regjistruar pesë fitore dhe dy humbje, duke grumbulluar 20 pikë dhe duke qëndruar në pjesën e epërme të tabelës.
Fiorentina, nga ana tjetër, ende nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë sezon, duke regjistruar gjashtë barazime dhe gjashtë humbje.
Sulmuesi nga Kosova, Edon Zhegrova, i cili këtë sezon ka luajtur vetëm 79 minuta në të gjitha garat, u la në stol në këtë përballje.