Murati: Të premten pasdite i alokuam buxhetin e dhjetorit Prishtinës, por ata e kishin kryer orarin

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se të premten Thesari ka alokuar buxhetin për muajin dhjetor për Komunën e Prishtinës për të paguar shërbimet esenciale.

Murati, mes tjerash, bën të ditur se në të njëjtin ditë është njoftuar nga Thesari se përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”.

“Të premten pasdite, Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike. Mirëpo në fund të ditës, nga Thesari më njoftuan që përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”.

Mes tjerash, Murati thotë se është habitur nga ky veprim teksa pati kritika edhe për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe partinë ku bën pjesë, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Fillimisht u habita, sepse kjo sjellje e tyre nuk përkonte me urgjencën që kishin paraqitur, kur kishin kërkuar alokim të parakohshëm. Në vend se të paguanin faturat gjatë orarit të punës, Përparim Rama me nënkryetarët e tij kishin vendosur që të bëjnë propagandë anti-qeveri gjatë fundjavës, duke u ankuar për gjoja bllokadën. Sepse po të paguanin faturat të premten, s’do të mund të vazhdonin propagandën të shtunën e të dielen. Kjo e sqaron edhe arsyen pse Lumir Abdixhiku me deputetët tjerë të LDK-së nuk e votuan buxhetin për Prishtinën në Kuvend. Sepse në mungesë të kauzave reale, paskan vendosur që të mos i kursejnë as qytetarët e Prishtinës, me shpresën që mos dikush rastësisht u beson se fajin e paska Qeveria”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kujtojmë se kreu i Prishtinës, Përparim Rama, të dielën mbajti një konferencë për media, ku bëri të ditur se të hënën do të ndërpritet qarkullimi i Trafikut Urban.

Rama, ka thënë se për herë të parë në historinë e Kosovës po ndodhë që Qeveria e Kosovës të bllokojë të hyrat vetanake të kryeqytetit teksa ngriti shqetësime serioze lidhur me situatën financiare dhe institucionale në kryeqytet, duke thënë se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë, njofton Dukagjini.

Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokuar

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika