Një person i lënduar në aksidentin e ndodhur në fshatin Radivojc të Gjilanit në korrik ka ndërruar jetë pas disa muajsh trajtim në spital.
Sipas raportit të Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 14 korrik 2025, rreth orës 14:10.
Viktima, një mashkull kosovar, ka qenë i hospitalizuar që nga dita e aksidentit.
Më 23 nëntor 2025, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.