Trump flet për “përparim të madh” në bisedimet për paqe – Zelensky kundër dorëzimit të territorit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë mund të kenë sjellë përparim.

“Është vërtet e mundur që të jetë bërë përparim i madh në bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!”, ka shkruar ai në një postim në platformën e tij Truth Social.

Komentet e Trumpit erdhën pasi bisedimet në Gjenevë u përmbyllën dhe ndërsa liderët evropianë paralajmëruan se “ende mbetet punë për t’u bërë”.

Delegacioni ukrainas kthehet nga Gjeneva

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar në Telegram se delegacioni ukrainas është nisur për t’u kthyer në Kiev pas takimeve në Gjenevë.

Ai tha se pret një raport të plotë mbi ecurinë e negociatave gjatë mbrëmjes dhe se vendimet për hapat e ardhshëm do t’i marrë sapo të informohet nga ekipi negociator.

Zelensky ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë dorëzim territori përballë presionit ndërkombëtar, raporton BBC.

Putin diskuton propozimin amerikan me Erdogan

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për propozimin amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas Kremlinit, Putin ka deklaruar se plani i SHBA-së mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje paqeje dhe ka riafirmuar “angazhimin e Rusisë për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit”.

Erdogan i ka thënë Putinit se Turqia është e gatshme të mbështesë procesin e paqes dhe ka sugjeruar Stambollin si vend për negociatat e ardhshme.

“Askush nuk do ta mbështesë”, ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA-së

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika