Vinicius Jr i thotë Realit se nuk do të rinovojë kontratën përderisa marrëdhënia me Alonson mbetet e tensionuar

Vinicius Junior i ka bërë të ditur klubit të Real Madridit se nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij përderisa marrëdhënia me trajnerin Xabi Alonso mbetet e tensionuar.

Siç raporton The Athletic, mesazhi i Vinicius u transmetua në një takim me presidentin Florentino Perez muajin e kaluar.

Kontrata aktuale e brazilianit skadon në qershor 2027, ndërsa bisedimet për rinovimin filluan në janar, por u bllokuan për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kushtet.

Pas fitores 2-1 në “Clasico” ndaj Barcelonës më 26 tetor, Vinicius shkoi tek Perez për t’u kërkuar falje për reagimin e tij gjatë ndeshjes. Ai ishte zemëruar pasi u zëvendësua nga Alonso në minutën e 72-të, duke u larguar nga fusha me të bërtitur: “Gjithmonë unë, po largohem nga ekipi, më mirë të largohem, po largohem.”

Në atë takim u diskutua edhe e ardhmja e tij te klubi, ku Vinicius theksoi se nuk ndjen se rinovimi është opsioni më i mirë për të për shkak të marrëdhënies me trajnerin. Qëndrimi i tij mbetet i njëjtë deri tani.

Burime pranë brazilianit kanë theksuar se tensionet me Alonson kanë nisur që nga humbja 4-0 ndaj Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube më 9 korrik.

Alonso kishte planifikuar ta lërë Viniciusin jashtë për atë ndeshje, por një dëmtim i Trent Alexander-Arnold ndryshoi planet dhe braziliani startoi si krah i djathtë, jo në pozicionin e tij të preferuar të majtë. Që atëherë, Vinicius ka luajtur plotësisht vetëm në pesë nga 17 ndeshjet e sezonit, duke filluar në stol në katër prej tyre, përfshirë edhe barazimin 2-2 ndaj Elches.

Vinicius ndjen se Alonso nuk po sillet drejt me të. Kur publikoi një letër faljeje pas incidentit në ndeshjen me Barcelonën, ai nuk përmendi trajnerin me emër, edhe pse referoi disa të tjerë, përfshirë presidentin Perez. Ky ishte një veprim i qëllimshëm, sipas burimeve pranë tij, dhe shkaktoi habi në klub.

Alonso ka folur disa herë për marrëdhënien me Viniciusin, duke theksuar se nuk ka probleme personale dhe se rotacioni i lojtarëve është i rëndësishëm për ekipin. Sidoqoftë, trajneri shpesh shfaqet i frustrar nga drama që vazhdon rreth situatës.

Vinicius ka nënshkruar kontratë të re me Madridin në 2022, dhe aktualisht fiton rreth 18 milionë euro neto në vit, me një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.

Në fillim të këtij viti, Real Madrid i ofroi një rinovim me rritje page deri në rreth 20 milionë euro neto në vit. Për këtë, përfaqësuesit e Vinicius kërkuan një kontratë historike, e krahasueshme me atë të Cristiano Ronaldos, deri në 30 milionë euro për sezon, duke përfshirë pagë bazë, bonuse performancë dhe bonus rinovimi — një paketë që nuk është ofruar më parë lojtarëve të Real Madridit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika