Arrestohet burri që goditi me sëpatë ish-gruan në Lipjan, kishte urdhër mbrojtës aktiv

Një sulm brutal ndaj një gruaje ka ndodhur në Gadime të Epërme të Lipjanit mëngjesit e sotëm. Një 51 vjecare është goditur me sëpatë në kokë e duar nga ish-bashkëshorti i saj, i cili kishte urdhër mbrojtës aktiv

Ftesa për tu takuar që ia bëri ish-bashkëshorti 51 vjeçares nga Gadimja e Epërme e Lipjanit, rezultoi të jetë një plan për ta vrarë atë.

Ndonëse kishte urdhër mbrojtës për Kosovar Elshanin, ai vendosi të shkojë deri tek shtëpia ku banonte ajo, dhe me të dalë nga vetura kishte nxjerrë sëpatën dhe kishte goditur në kokë e në duar atë.

51 vjeçarja kishte dalë së bashku me motrën dhe reagimi i një kalimtari të rastit kishte ndaluar të dyshuarin i cili menjëherë u arratis.

Gruaja ishte dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Gadime për trajtim.

“Pacientja e ka pasur një plagë të madhe në pjesën e pasme të kokës që sipas dëshmitarit që ka qenë aty na ka treguar se e ka marr me një goditje me një sopatë qysh tregohet nga ish burri i saj dhe lëndime të tjera ka pas në shuplakën e dorës, këtë pjesë këtu në dorën e djatht. Ambulanca nuk është vonuar dhe ka ardhur menjëher trajtimin përveç fashimit e ka marr edhe trajtime të vogla në ambulantën tonë dhe ka vazhduar në emergjencë”, ka thënë Emin Prekadini- Mjek i Përgjithshëm.

Ai tregon se gruaja ishte e vetëdijshme, por rasti mund të përfundonte më keq nëse nuk do të reagonin kalimtarët.

“Fatmirisht ka qenë kalimtari si tregon motra e zonjës që është sulmuar kalimtari ka qenë së bashku me një kalimtar tjetër që nuk ka qenë këtu, kanë qenë dy persona fatmirisht kanë qëlluar ata dhe personi që e ka sulmuar zonjën është ndalë dhe është larguar, në rast se nuk ishin kanë ata besoj se kishte me qenë me fatalitet, shiqyr zotit zonja është mirë dhe do jetë më mirë, trajtimet i ka marr të duhurat”, ka thënë Emin Prekadini- Mjek i Përgjithshëm.

“Dukagjini ka qëndruar gjatë ditës në shtëpinë e gruas që u godit në mëngjes nga ish bashkëshorti, por aty nuk ishte asnjë njeri.”

Në mesditë, i dyshuari për tentim vrasjen u arrestua, por institucionet nuk dhanë asnjë detaj për rastin.

Për urdhrin mbrojtës, që ka pasur aktiv i njëjti Policia e Kosovës tha se duhet t’i drejtohemi Prokurorisë Themelore ndonëse të njëjtit janë kompetent për mbikëqyrjen e tij.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e nga Gjykata në Prishtine nuk kane treguar se për çfarë rasti është lëshuar urdhri mbrojtës. Për këtë kanë reaguar edhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës të cilët e kanë quajtur shqetësuese ngjarjen, që sipas tyre rasti është dëshmi sesi nuk zbatohen urdhrat mbrojtës dhe shfaq dështimin e institucioneve përgjegjëse.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika