Nga nesër fillon ekzekutimi i shtesave për fëmijët me rritje prej 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti., foto arkiv

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga nesër fillon ekzekutimi i shtesave të rritura për fëmijë, në bazë të vendimit për rritje prej 50%.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, rritja do të përfshijë rreth 400 mijë fëmijë, ndërsa shumat që marrin familjet do të rriten ndjeshëm:

  • Familjet me dy fëmijë, nga 40 euro do të marrin 60 euro;

  • Familjet me tre fëmijë, nga 90 euro do të marrin 135 euro;

  • Familjet me katër fëmijë, nga 120 euro do të marrin 180 euro, e kështu me radhë.

“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”, ka shkruar Kurti në fund të njoftimit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika