“Pa paga s’ka punë”, punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës do të vazhdojnë grevën e përgjithshme edhe gjatë ditës së sotme, si shkak i mosmarrjes së pagave.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00 do të ketë ndërprerje totale të punës në të gjitha departamentet e transmetuesit publik.

Edhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës i ka njoftuar punonjësit se prej sot do të mbahen greva dyorëshe para objektit të radios, duke kërkuar zgjidhje urgjente nga institucionet kompetente.

Ata theksojnë se të drejtat e punëtorëve janë të garantuara me ligj dhe se mungesa e pagesave po e vë në rrezik funksionimin normal të institucionit.

“Sindikata mbetet e hapur për dialog të sinqertë e të përgjegjshëm, duke kërkuar nga menaxhmenti dhe institucionet relevante të ndërmarrin hapa urgjentë për të garantuar stabilitet financiar, kushte të dinjitetshme pune dhe respektim të të drejtave të punëtorëve të RTK-së”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika