Sot nga ora 21:00 në “Stamford Bridge” të Londrës zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, Chelsea – Barcelona.
Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e tretë në grup, pasi aktualisht kanë nga dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Me nga shtatë pikë, Barcelona renditet e 11-a, ndërsa Chelsea e 12-a, që i vendos të dyja skuadrat në rrezik për të mos kaluar direkt në 1/8 e finales.
Chelsea vjen pas një barazimi 2:2 në udhëtim te Qarabagu, ndërsa Barcelona barazoi 3:3 me Club Bruggen.
Në Premier League, londinezët janë të dyti me 23 pikë, pas barazimit me Qarabagun fituan 3:0 ndaj Wolves dhe 2:0 ndaj Burnleyt.
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka paralajmëruar se duhet kujdes ndaj sulmeve të Barcelonës.
Barcelona vjen pas tre fitoreve radhazi në La Liga dhe renditet e dyta me 31 pikë, vetëm një më pak se Real Madridi.