Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.
Gjatë takimit, Radoniqi e njoftoi ambasadoren për aktivitetet aktuale të KQZ-së dhe për përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Ai gjithashtu informoi për angazhimin e KQZ-së në përmbylljen e raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025 për Kryetarë të 18 komunave.
Ambasadorja Blitt uroi KQZ-në për punën dhe përkushtimin dhe konfirmoi mbështetjen e Kanadasë në proceset zgjedhore në Kosovë.