Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se radhët e saj i është bashkuar hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha.
Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare.
Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre.
Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”, ka shkruar Hamza.