Përfundon protesta e punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë

Ka përfunduar sot protesta e punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe përfaqësuesve të operatorëve privatë, të cilët tash e tre ditë kanë ndërprerë qarkullimin e autobusëve në Prishtinë për shkak se nuk kanë marrë pagat e tyre.

Ndryshe nga ditët e tjera, sot askush nga Komuna e Prishtinës nuk i ka takuar protestuesit.

Megjithatë, Ilim Gashi, përfaqësues i sindikatës së “Trafikut Urban”, paralajmëroi se protesta do të vazhdojë edhe nesër.

“Këto kushte të cilat po ndodhemi jo me dëshirën ton po me imponimet për borxhet që na kanë ndërpre karburantin për 1 milion euro kompani në të cilën furnizohemi me naftë, borxhet tjera 800 mijë euro janë për punëtor, 100 mijë euro për sigurimet shëndetësore edhe borxhet tjera për autobusët. Nëse nuk ka zgjidhej nesër greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Në po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotëroj arsyeja, unë nuk kam informacione pse nesër është mbledhje legjitime është e thirrur, ata që e shpallin jo legjitime janë instancat tjera prapa saj se për tu mbajt mbledhja do të funksionoj dhe besoj që do të bëhet votimi në asamble, do të dërgohet ne ministri dhe ministri do t’i alokoj mjetet. Besojmë edhe shpresojmë”, tha ai

Të fundit nga rubrika