Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, priti të mërkurën udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së.
“Sot i prita udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së, burra që bartin me krenari plagët dhe kujtimet e luftës sonë të lavdishme. Çdo rrëfim i tyre na kujton se ky shtet u ndërtua me sakrifica që as koha dhe as harresa nuk mund t’i shlyejnë.
Kosova që duam sot, më e zhvilluar, më e fortë, më dinjitoze, duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë.
Lavdi të rënëve dhe respekt të përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin tonë!”, ka shkruar Hamza.