Zemaj i bën thirrje mërgatës që të votojnë, tregon bisedat që po bëhen me Limajn

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025 në Kosovë.

Në një konferencë për media, ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, theksoi se procesi i votimit të diasporës është një proces shtetëror dhe jo i partive politike.

“LDK e mirëpret këtë proces dhe e vlerëson si pjesë të pandashme të funksionimit të një demokracie transparente dhe gjithëpërfshirëse. Të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në mërgatë dhe që nuk kanë mundësi të jenë në Kosovë në ditën e zgjedhjeve i ftojmë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Zëri i tyre ka vlerë, vota e tyre ka peshë dhe pjesëmarrja e tyre është e domosdoshme për të ardhmen e vendit tonë. Fatkeqësisht këto ditë jemi dëshmitar të përpjekjeve për të ushtruar presion dhe ndikim politik mbi procesin e votimit të mërgatës duke u përpjekur që të pengohet miratimi i buxhetit të domosdoshëm për administrimin e këtij procesi.

Ne i bëjmë thirrje VV-së që të qëndrojë larg çdo tentative për ndërhyrje në këtë proces, preson apo bllokim qoftë përmes postës, qoftë përmes votimit në konsullata apo ambasada. Procesi i votimit të mërgatës është proces i shtetit e jo i partive politike, respektimi i tij është obligim institucional dhe jo opsion politik. Mërgata e Kosovës ka qenë gjithmonë shtylla e proceseve tona shtetndërtuese, në ditët më të vështira mërgata ishte krah nesh, në momentet më vendimtare ishte zëri i arsyeshëm dhe i vendosur për të mirën e vendit tonë”, tha Zemaj.

Sa i përket marrëveshjeve politike para zgjedhjeve, Zemaj deklaroi se afati për vendosje është deri më datën 7 dhe konfirmoi se të gjithë kandidatët që shkojnë do të garojnë nën emrin e LDK-së.

“Ka pasë bisedime parimore, nuk them se nuk ka edhe teknike por janë edhe në përmbajtjen që atë që e ka thënë vetë kryetari i DLK-së pas takimit të kryesisë, ka shtuar Zemaj

Të fundit nga rubrika