Lladrovci refuzon përballjen me Mehmetajn: Jam në proces gjyqësor, nuk dua të pengoj hetimet

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka sqaruar arsyen pse nuk pranoi të ishte përballë gazetarit Lirim Mehmetaj në panelin e së martës në emisionin “Debat Plus”.

Lladrovci tha se mes tij dhe Mehmetajt ka një proces gjyqësor në zhvillim, dhe për këtë arsye ai nuk dëshiron të ndikojë në hetime duke dalë në të njëjtin debat.

“Jam në proces gjyqësor me të, nuk i pengoj hetimet. Pasi të kryhen hetimet, ulem dhe deklarohemi vetëm pas vendimeve gjyqësore se kush ka të drejtë e kush jo”, tha Lladrovci.

Reagimi i tij vjen pasi Mehmetaj më herët gjatë ditës deklaroi se kryetari i Drenasit e kishte refuzuar pjesëmarrjen në debat për herë të dytë.

Të fundit nga rubrika