Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar ushtarët për Ditën e Forcës.
Hamza thotë se është krenar për Forcën tonë që po rritet, profesionalizohet dhe po ecën drejt standardeve të NATO-s, duke na përfaqësuar me dinjitet kudo, njofton Dukagjini.
“Në Ditën e Forcës i nderojmë vajzat dhe djemtë e FSK-së, të cilët me atdhedashuri, disiplinë dhe përkushtim mbrojnë sovranitetin dhe dinjitetin e Republikës së Kosovës. Jemi krenarë për Forcën tonë që po rritet, profesionalizohet dhe po ecën drejt standardeve të NATO-s, duke na përfaqësuar me dinjitet kudo. FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt! Ushtarë, urime Dita e Forcës!”, ka shkruar Hamza.