Polonia arreston një rus të dyshuar për hakimin e kompanive polake

Ministri i Brendshëm polak Marcin Kierwinski, ka njoftuar se një shtetas rus i dyshuar për hakimin e sistemeve të IT-së të kompanive polake u arrestua në Krakov.

“Oficerët e policisë në Krakov kanë ndaluar një shtetas rus të dyshuar për krime të rënda që lidhen me ndërhyrje të paautorizuara në sistemet e IT-së të kompanive polake”, shkroi Kierwinski në platformën e mediave sociale X, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

“Ai shkeli sigurinë e tyre për të fituar akses në bazat e të dhënave. Ai u arrestua përkohësisht”, tha ai teksa nuk specifikoi se për çfarë përdoreshin bazat e të dhënave.

Polonia dhe vendet e tjera evropiane kanë forcuar monitorimin për veprime armiqësore nga Rusia pas një vale zjarrvëniesh, sabotimesh dhe sulmesh kibernetike që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Rusia ka mohuar vazhdimisht çdo veprim të tillë dhe akuzon Varshavën për “Rusofobi”.

Të fundit nga rubrika