Bajrami kritikon Qeverinë pasi ndau pagat për RTK-së: Uzurpatorët paskan gjetur zgjidhje, me 28 ditë vonesë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për vendimin e vonuar për ndarjen e mjeteve për pagat e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Ajo e ka cilësuar këtë vendim si të vonuar dhe të inskenuar nga vetë ekzekutivi.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se punëtorët e RTK-së u lanë pa paga për një muaj të tërë, duke u detyruar të hyjnë në protesta dhe greva. Sipas saj, në fund, Qeveria po paraqitet si shpëtimtare, ndërkohë që ajo i akuzon për krijim artificial të krizave.

Ajo akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se krijon kriza me qëllim që më pas të shfaqet si shpëtimtar.

“I paskan nda mjetet për RTK. E kemi thënë prej ditës së parë: këta vetë janë prodhues të krizave. I lanë një muaj pa paga punëtorët e RTK-së, me protesta e greva dhe në fund jo Kuvendi po këta uzurpatorët e Qeverisë paskan gjetë zgjidhje, me 28 ditë vonesë. Albin Kurti me klikën e tij jeton duke shkaktuar kriza, duke i bë njerëzit me vuajtë, duke i mbajtur qytetarët të varur nga vendimet e tij, e pastaj me dalë si shpëtimtar, por ranë maskat”, ka shkruar Bajrami.

Ajo kërkoi gjithashtu që Qeveria të ndërpresë bllokadat dhe të gjejë zgjidhje edhe për Komunën e Prishtinës.

Bajrami paralajmëroi se qytetarët do të japin përgjigje më 28 dhjetor.

“28 dhjetori do të jetë dita kur do të merrni përgjigjen për krejt këtë keqtrajtim që po u bëni qytetarëve”, ka shkruar Bajrami.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika