Murati për buxhetin e Prishtinës: Atë që nuk e bëri LDK dhe Abdixhiku do ta bëjë VV në Kuvendin Komunal

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se e gjithë çështja me buxhetin e Komunës së Prishtinës ka qenë një fushatë e LDK-së, e që sipas tij vet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk miratoi buxhetin për Prishtinën kur VV thirri seancën e jashtëzakonshme.

E një problematikë tjetër është edhe me buxhetin për KQZ-në për  të organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Megjithatë ai tha se atë që Lumir Abdixhiku nuk e bëri në Kuvendin e Kosovës, do ta bëjë Lëvizja e Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, në seancën e jashtëzakonshme që do ta mbajë sot e ku do të votojnë “për” bartjen e mjeteve vetanake.

“Sa i përket buxhetit të tri komunave të pamerituara. Dhe kjo ka qenë një çështje e cila është trajtuar në seancën e jashtëzakonshme ka qenë si pikë e rendit të ditës. Ne u kemi bërë ftesë partive opozitare, pro siç e dini e kanë refuzuar pjesëmarrjen fillimisht me arsyetimin që nuk ishte kushtetuese por pastaj doli që ka pas diskutime dhe thanë që kemi qenë të gatshëm të marrim pjesë pro kushti i tyre ka qenë që data e zgjedhjeve të jetë 14 dhjetori në mënyrë që t’i pamundësohet diasporës ë vijë e të votojë. Sa i përket asaj çka po ndodhë më vjen mirë që po i vjen fundi farsës së prezantuar tash e disa ditë nga ana e Komunës së Prishtinës sa i përket edhe mjeteve dhe të hyrave vetanake mund të shfrytëzohen për të paguar faturat e mbetura. Edhe sot është seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal e cila do të miratojë alokimini e mjeteve vetanake të cilat mund të shfrytëzohen për të paguar faturat e prapa mbetura të trafikut urban por edhe operatorëve tjerë privatë. Duhet të theksoj faktin që ky ka qenë një problem i vete shkaktuar , pra ska pasë të bëjë fare me buxhet. Komuna e Prishtinës e ka pasur të alokuar buxhetin sa i përket kategorisë së mallrave dhe shërbimeve, pra ka qenë tejkalimi i buxhetit ai që e ka shkaktuar buxheti. Kryetari i Komunës së Prishtinës ka hyr në obligime pa mbulesë buxhetore, gjë që është shkelje e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe do të duhet të jepte llogari për këtë çështje. Pra ka shkelë ligjin për ngjarjen buxhetore, dhe menaxhimit të financave publike duke hyr në obligime pa mbulesë, duke liruar kategori të caktuar të qytetarëve për të mos paguar bileta dhe ka marrë përsipër ato obligime si komunë, pa e pas buxhetin”, tha ai në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë.

Ai përmendi që me mungesë të buxhetit është edhe Komuna e Gjilanit dhe ajo e Zubin Potokot por që të dy këto komuna nuk kanë hyr në obligime pa mbulesë, duke e lavdëruar edhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni që vjen nga kjo parti.

“Nuk është vetëm Prishtina. Problemi e njëjta sa i përket mungesës së buxhetit të miratuar të 2025 e ka edhe Gjilani, e Zubin Potoku. Mirëpo këto dy komuna nuk kanë hyr në obligime pa mbulesë, kanë pas vështirësi, por siç deklaroi Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni e pret betimin e asamblistëve të rinj do ta thërras seancën për bartjen e të hyrave vetanake dhe i mbulon edhe ato obligime që i kanë mbete. Këtu kemi pas të bëjmë me një fushatë të LDK-së të udhëhequr në kurriz të qytetarëve të Prishtinës. E njëjta parti kur ishte seanca për ta votuar  buxhetin e Komunës së Prishtinës në Kuvendin e Kosovës nuk e bëri. Dhe atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK në Kuvendin e Kosovës, sot e bën Lëvizja Vetëvendosja në Kuvendin  Komunal të Prishtinës duke ofruar votën e tyre mbështetëse, përkundër fyerjeve e ofendimeve

Murati e fajësoi opozitën edhe për çështjen e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Ndërsa sa sa i përket buxhetit për KQZ-në, ai tha se duhet të shihen mënyrat se si do ta zgjidhin këtë.

“Sa i përket buxhetit të KQZ. Kemi pranuar kërkesën por duhet të shohim të gjejmë buxhetin sepse nuk kanë qenë të buxhetuara zgjedhjet e parakohshme. Duhet të gjejmë kursime të tjera dhe të shohim për të siguruar mjetet e nevojshme për organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve. Kjo më kthen në atë pse s’po bëni zgjidhje? Sepse hapësira është e kufizuara, pra na me ndarjen  e buxheti e RTK tash e kemi hapësirën më të zvogëluar për të gjer zgjidhje për KQZ. Sa më shumë probleme që na kanë dhënë PDK, LDK, AAK, Nisma  duke mos votuar buxhetin e RTK, buxhetin e vitit të ardhshme, marrëveshjet ndërkombëtare dhe tri komunat aq më e vështirë bëhet gjetja e zgjidhjes. Pra qëllimi si duket ka qenë që a ngushtojnë hapësirën e veprimit me shpresën se mos po kolapson i gjithë shtetit dhe ata të dalin e të sillen si triumfalistë në kurriz të shtetit dhe kjo është tragjike për besë”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika