Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar sot homazhe në Kompleksin Memorial të Prekazit, në një ceremoni solemne për nder të 28 Nëntorit.
Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët nderuan sakrificën e familjes Jashari dhe kontributin e të gjithë dëshmorëve të Kosovës.
“FSK realizon homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit: Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Me këtë rast, u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sakrifica e gjithë brezave që luftuan e u flijuan për atdhe, thuhet në njoftim.