Jashari: Koalicioni i VV-së është shenjë paniku para zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Analisti Shemsi Jashari në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me koalicionet dhe subjektet e tjera politike të cilat do të garojnë të vetme në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Jashari ka thënë se koalicioni i VV-së tregon se ky subjekt politik është në panik.

“…Lëvizja Vetëvendosje është në një panik, e ka lexuar mirë qëndrimin e qytetarëve edhe rënien konstante që e ka prej zgjedhjeve të kaluara dhe që do të vazhdojë në këto zgjedhje.”

“Prandaj e shohim një guxim të partive të tjera që të mos bëjnë koalicione me parti të tjera dhe të shkojnë si të vetme në zgjedhje, përderisa është e kundërta te Lëvizja Vetëvendosje, e cila vendos që t’i pranojë kushtet e partive dikur të vogla e tash po duken vendimtare, që Lëvizja Vetëvendosje të mos pësojë rënie të madhe në zgjedhjet që vijnë”, ka thënë Jashari.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika