Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar ndaj akuzave për furnizimin me energji elektrike të Kosovës, duke sqaruar se kontratat e diskutueshme me kompaninë e EFT dhe themeluesin e kësaj kompanie Vuk Hamoviq – i biri i ish-shefit të Armatës Jugosllave, Rade Hamoviq – kanë qenë të nënshkruara nga qeveritë e kaluara, përfshirë edhe periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në një konferencë për media, Muja theksoi se qeveritë e LDK-së dhe PDK-së kanë qenë përgjegjëse për zgjedhjen e Vukamoviq si furnizues të energjisë për vendin.
“Kush i nënshkroi kontratat me Vukamoviq… më lejoni ta pyes kolegen në fjalë (LDK) që të pyes kolegët që i ka afër LDK-së që kanë nënshkruar kontrata me Vukamoviqin gjatë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kosova është furnizuar me energji elektrike pikërisht nga Vukamoviq. Kontrata një burimore sic kanë dëshirë LDK t’iu referohen me Vukamoviqi janë nënshkruar që nga 2008 dhe vlera totale deri më 2013 kur këta kanë vendosur me ia kalu përgjegjësinë e furnizimit KESCO është në vlerë 141 milionë e 489 mijë euro, pra me kontratë një burimore është zgjedhur Vukamoviqi përfshirë edhe për ta furnizuar Kosovën gjatë Pavarësisë”, ka thënë Muja.
Ai u pyet se pse nuk është arritur që të shtohet kapaciteti prodhues në këto pesë vjet, por edhe për Përparim Kabashin të cilin ai e përmendi e që i njëjti është caktuar ushtrues detyre i kryeshefit të KEK, pasi ishte shkarkuar Nagip Krasniqi.
“Pohova gjë, thash se Prokuroria Speciale në lidhje me NOA dhe unë mbështesë çfarëdo hetimi me këtë kompani po ashtu të studiohen dhe monitorohen praktikat e tregtimit të energjisë së kësaj dhe mbështesë çfarëdo hetimi të thellë… e them pa ekuivokë që praktikat e tugjarllakut ngjajnë në këtë formë, blejnë teprica përmes prodhuesve në Shqipëri, prodhuesve publik, KESH, Maqedonisë, KEK dhe pastaj i shkëmbejnë. Përparim Kabashi ka qenë nënshkrues i kësaj kontrate. Në lidhje me kapacitetin e prodhimit të energjisë vetëm Termocentrali A dhe B përafërsisht Kosova vazhdimisht nga 2008 në 2021 ka prodhu të dy termocentrale, i kanë prodhuar diku 5 mijë e 400 giga ëat energji elektrike. E nga 2021 deri më 2024 duhet të ketë arritur në 5 mijë 800 giga ëat. Nuk kam ndonjë arsye përpos një paralajmërimi që e kanë bërë vetë ata për shkak të rehabilitimit të Kosovës B. Ju kemi qas kësaj dhe strategjia jonë ka qenë rehabilitimi i thellë i Kosovës B përmes instaluesit të Kosovës B që ka qenë kompani amerikane, aty do të shtohet aspekti i energjisë elektrike. E dyta është rehabilitimi i thellë
