Biznesmeni nga veriu i Kosovës në qendër të skandalit të ndërtimit në Serbi

Radosh Petroviq, investitor nga veriu i Kosovës, ka ndërtuar një ndërtesë gjashtëkatëshe në Kragujevc, Serbi, pa leje të rregullt ndërtimi.

Më 28 nëntor u shemb muri mbajtës pranë objektit, duke shkaktuar rrëshqitje të një pjese të rrugës hyrëse. Pamjet u bënë virale. Prokuroria e Kragujevcit ka urdhëruar hetime për rrethanat dhe mundësinë e veprës penale, ndërsa Inspektorati i Ndërtimit pezulloi punimet dhe kërkoi dokumentacionin e munguar.

Petroviq, bashkëpronar i disa kompanive ndërtimore në Serbi dhe Kosovë – “RP Invest 1980”, “RP Euro Invest” dhe “RP Gradnja KM DOO” – thotë se askush nuk e ka kontaktuar ende për hetimet dhe se për të është e rëndësishme që nuk ka të lënduar. Lokacioni pranë Fakultetit të Drejtësisë në Kragujevc është i rrethuar me shirita policorë, ndërsa ndërtimi ka avancuar në gjashtë kate, edhe pse sipas regjistrit serb nuk është lëshuar leje ndërtimi.

Dokumentet zyrtare tregojnë se kompania kishte marrë vetëm “kushte lokacioni” dhe leje për punë përgatitore, jo për ndërtim të kateve. Inspektorati ndërhyri më 21 nëntor, një javë para shembjes, duke urdhëruar ndalimin e punimeve dhe plotësimin e dokumentacionit brenda 60 ditësh. Leja e ndërtimit ishte refuzuar për shkak të mosrespektimit të kushteve teknike dhe tejkalimit të parcelave fqinje. Petroviq e justifikon procesin si çështje “teknike”.

Në faqet zyrtare figuron se kompanitë e Petroviqit kanë realizuar dhjetëra mijëra metra katrorë ndërtime në Kragujevc dhe projekte financuar nga Qeveria e Serbisë në veri të Kosovës, përfshirë lagjen “Lugina e Diellit”, të cilën autoritetet e Kosovës e konsiderojnë ndërtim të paligjshëm. Ai ka fituar disa tenderë publikë, përfshirë punime në Zveçan dhe një projekt hotelerie në Banjskë.

Pas shembjes në Kragujevc, kompania “Inobaçka” – që ndërtoi Qendrën e Ekselencës aty pranë – fajësoi punimet e Petroviqit për destabilizimin e rrugës, ndërsa administrata e qytetit pretendoi se askush nuk e kishte paralajmëruar për rrezikun dhe se reshjet e dendura mund të kenë shkaktuar rrëshqitjen. Petroviq thotë se situata po zgjidhet me një ekip ekspertësh dhe se brenda katër ditësh pritet të sanohen dëmet dhe të shmangen shembjet e mëtejshme./REL

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lekturave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lekturave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika