Erling Haaland ka arritur një moment historik, duke shënuar 100 golat e tij në Premier League më shpejt se çdo futbollist tjetër në histori.
Kjo shifër u realizua të martën mbrëma në fitoren 5:4 të Manchester Cityt ndaj Fulhamit në udhëtim.
Sulmuesi norvegjez, 25 vjeç, ka shënuar gjithsej 20 gola në 19 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat.
“Moment krenarie. Arritja e shifrës prej 100 golave është e shkëlqyeshme. Jam krenar dhe i lumtur. E kam thënë disa herë, një sulmues i Cityt duhet të shënojë shumë gola. Kjo është puna ime, këtë po provoj ta bëj. Dhe nuk jam keq”, tha ai pas ndeshjes.
Ai e arriti shifrën e 100 golave në Premier League për vetëm 111 ndeshje, duke thyer rekordin e mëparshëm të Alan Shearerit, i cili pati nevojë për 124 ndeshje për të arritur të njëjtën shifër.
