Putin: Ukraina duhet të tërhiqet nga Donbasi ose Rusia do ta pushtojë me forcë

Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar përsëri se ushtria ukrainase duhet të tërhiqet nga rajoni lindor i Donbasit, përndryshe Rusia do ta marrë atë me forcë, duke hedhur poshtë çdo kompromis mbi mënyrën e përfundimit të luftës në Ukrainë.

Aktualisht, Rusia kontrollon rreth 85% të Donbasit, shkruan BBC.

“Ose ne çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore”, ka thënë Putin.

Ai refuzoi të zbulojë detajet e pikave të mosmarrëveshjes, por theksoi se Moska nuk pranon disa pjesë të planit amerikan për paqen.

Komentet e Putinit vijnë pas takimeve të delegacionit amerikan të udhëhequr nga i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se bisedimet në Kremlin ishin “mjaft të mira”, por se ishte tepër herët për të parashikuar rezultatet, duke shtuar se “duhet të jenë dy për të vallëzuar tangon”.

Ukraina, përmes presidentit Volodymyr Zelensky, ka refuzuar caktimin e territoreve dhe kërkon garanci të forta sigurie për vendin. Ministri ukrainas i Jashtëm, Andrii Sybhiia, ka akuzuar Moskën për vonesa të qëllimshme, duke shtuar se Putini po “humbet kohën e botës”.

Sipas raporteve të fundit, bisedimet kanë prodhuar “asnjë kompromis” mbi përfundimin e luftës, ndërkohë që Rusia pretendon se pozicioni i saj është forcuar nga sukseset e arritura në frontin ushtarak.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika