Betohet kryetari i Zubin Potokut Millosh Peroviq

Në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut është mbajtur sot seanca inauguruese, gjatë së cilës kryetari i ri, Millosh Peroviq, dhe asamblistët e rinj bënë betimin zyrtar.

Peroviq, përfaqësues i Listës Serbe, u betua se do ta ushtrojë detyrën me ndershmëri dhe besnikëri.

“Unë si kryetar Millosh Peroviq deklaroj së do të kryej detyrat e mia dhe ushtroj kompetencat e mia me nder dhe besnikëri në mënyrë që të krijoj kushte për jetë në Komunën e Zubin Potokut te sigurt dhe të qetë. Si kryetar falënderoj të gjithë na presin plane të vazhdueshme të komunës”, ka thënë ai.

Të fundit nga rubrika